Sulmuesi holandez, Joshua Zirkzee, është zyrtarisht futbollisti më i ri i Bolonjës.
Lajmin e ka bërë me dije vetë klubi, i cili prej kohësh ishte në ndjekje të tij.
Holandezi shihej si nja nga talentet më premtues të Bayernit të Mynihut, por ai nuk arriti kurrë në nivelin që kërkonin kampionët e Gjermanisë.
Zirkzee ishte pjesë e skuadrës së Bayernit në triumfin e “Tripletës” së famshme të fituar në vitin 2020.
Ai gjithashtu ishte pjesë e Parmës për 6 muaj si i huazuar në vitin 2021, kështu që ka pak eksperiencë në Serinë A.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: