Lajmi i fundit

LIVE/ Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Sylvinho deklaratë për shtyp

E konfirmon Galtier, mesfushori i PSG nënshkruan me Juventusin

E konfirmon Galtier, mesfushori i PSG nënshkruan me Juventusin

17:28, 30/08/2022

Trajneri i Paris Saint-Germain, Christophe Galtier, ka konfirmuar se Leandro Paredes ka arritur një marrëveshje për t’iu bashkuar Juventusit.

Paredes nuk do të marrë pjesë në ndeshjen e radhës të PSG-së në kampionat. Kampionët e Ligue 1 do të luajnë me Toulouse dhe trajneri Galtier ka deklaruar se mesfushori nuk do të jetë me skuadrën:

“Paredes nuk do të përfshihet në skuadër pasi ka arritur marrëveshje me Juventusin”,-tha tekniku.

Prej disa javësh qarkullojnë lajmet për këtë transferim dhe 28-vjeçari më në fund do t’i bashkohet klubit italian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco