Rregulli i ri te PSG-ja, ndalohet Coca Cola

Rregulli i ri te PSG-ja, ndalohet Coca Cola

20:58, 17/08/2022

PSG ka yje pafund, por skuadra e Galtier ka nevojë për shumë rregull e disiplinë.

Drejtori sportiv i kampionëve të Francës, Luis Campos, ka punësuar një nutricionist në klub.

Ky i fundit do të punojë me kohë të plotë pranë kampionëve të Francës dhe menjëherë ka ardhur vendimi i tij i parë, i cili mund të mos u ketë pëlqyer lojtarëve.

Askush nuk do të konsumojë më pije Coca Cola apo Ice Tea në vaktet që do të konsumojnë së bashku gjatë kohës që janë të grumbulluar.

Sektori i të ushqyerit dhe dietologjisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm në sport dhe te PSG nuk duan të mbeten pas në këtë aspekt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco