Lajmi i fundit

VIDEO/ Zbardhen bisedat në SKY ECC, SPAK lëshon dhjetra urdhër arreste

VIDEO/ Festë e jashtëzakonshme në aeroportin e Stambollit, Galatasaray zyrtarizon dy afrimet e bujshme

VIDEO/ Festë e jashtëzakonshme në aeroportin e Stambollit, Galatasaray zyrtarizon dy afrimet e bujshme

09:38, 07/08/2022

Galatasaray zyrtarizon afrimin e dy emrave të bujshëm si Lucas Torreira dhe Dries Mertens. Klubi turk njoftoi se ka arritur marrëveshjen për blerjen e Torreiras për shifrën e 6 milionë eurove nga Arsenali, teksa mesfushori uruguaian do të firmosë një kontratë 3-vjeçare me Galatën.

Image

Ndërkohë Mertens vjen si futbollist i lirë, pasi refuzoi rinovimin me Napolin dhe do të firmosë një kontratë 1-vjeçare, me opsion rinovimi edhe një vit tjetër, nëse palët mbetet të kënaqura deri në fund të sezonit të ardhshëm.

Image

Torreira u nis pasditen e sotme nga Linate drejt Brukselit, teksa në kryeqytetin belg, në avion do të bashkohet edhe Mertens, për të fluturuar më pas të dy drejt Stambollit. Pas mbërritjes në Turqi, në aeroport, tifozët e Galatës kishin krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme për pritjen e dy yjeve të rinj të ekipit.

Një atmosferë të tillë tifozët e Galatasarayt e krijuan pikërisht në 2019-ën, kur klubi firmosi me Radamel Falcaon dhe kolumbiani u prit nga mbi 25 mijë tifozë në aeroport.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco