Conference League/ Shkëndija e pathyeshme në Suedi

Conference League/ Shkëndija e pathyeshme në Suedi

21:03, 04/08/2022

Shkëndija e Tetovës dhuroi një paraqitje mbresëlënëse në transfertë ndaj skuadrës suedeze AIK në ndeshjen e parë të raundit të tretë të Conference League.

Kuqezinjtë tetovarë, të drejtuar nga Artim Shaqiri barazuan 1-1 në këtë sfidë, por meritonin shumë më tepër për atë që dhuruan në fushë, pasi përveçse shënuan që në sekondën e 27-të me “Buba” Hasanin, krijuan momente të tjera për gol në portën e kundërshtarëve me Hasanin, Gurin, Dorienin dhe Vagner, por pa mundur të shënonin një tjetër gol.

Ndërkohë golin e barazimit për skuadrën vendëse e shënoi Guidetti me kokë në minutën e 17-të.

Tashmë beteja për kualifikimin zhvendoset në stadiumin e Shkupit, pas një jave, ku Shkëndija do të kërkojë me ngulm fitoren.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco