Pushime në jahtin luksoz, gjithë sytë te linjat trupore të Victoria Beckham

Pushime në jahtin luksoz, gjithë sytë te linjat trupore të Victoria Beckham

12:40, 26/07/2022

Familja e David Beckham së bashku me grupin e gjerë të miqve vijojnë që të shijojnë pushimet në një jaht luksoz, në brigjet e Sain Tropez.

Ish-futbollisti i famshëm dhe bashkëshortja e tij, Victoria, janë në mes të një pushimi veror dhe po shijojnë rrezet e diellit dhe detin.

Image

Stilistja e njohur ka rrëmbyer gjithë vëmendjen me një palë rroba banje të kuqe, të cilat të kujtojnë Pamela Anderson në shfaqjen e viteve ’90 në “Baywatch”.

Image

48-vjeçarja ka ekspozuar linjat e saj trupore mjaft elegante që i ka falë stërvitjes së rregullt.

Ish-anëtarja e grupit “Spice Girl” është fotografuar teksa rrinte pranë bashkëshortit të saj dhe merrnin rrezet e diellit.

Image

Mediat e huaja shkruajnë se Victoria ka pushuar me David në vende të ndryshme në të gjithë Mesdheun javët e fundit, me super jahtin që kushton 1.6 milionë paund në javë, për t'u marrë me qira.

Image

Aty u është bashkuar djali i tyre 17-vjeçar, Cruz dhe e dashura e tij e re, Tana Holding.

Gjithashtu me ta është edhe vajza 11-vjeçare, Harper.

Image

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco