Një afrim dhe tri rinovime, Flamurtari ndez 'motorrat' për sezonin e ri

Një afrim dhe tri rinovime, Flamurtari ndez 'motorrat' për sezonin e ri

22:13, 25/07/2022

 

Skuadra e Flamurtarit e ka marrë shumë seriozisht ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri me objektivin e vetëm ngjitjen në Superiore. Ekipi vlonjat ka zyrtarizuar këtë të hënë rinovimet e disa futbollistëve si dhe ka nënshkruar me një brazilian 23 vjeçar, që luan në mesfushë. Bëhet fjalë për Yuri Merlim dos Santos Carvalho i datëlindjes 20 shtator 1998.

Pas postimit të parë, klubi kuqezi ka njoftuar vijimin e bashkëpunimit me mesfushorin Odaildo Souza de Oliveira, Denis Pjeshkën dhe Behar Ramadanin. Duket qartë se drejtuesit e Flamurtarit duan ta kthejnë sa më parë ekipin në elitë, për të lënë pas një periudhë të errët në historikë e klubit (në kategorinë e parë dhe të dytë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco