Jo vetëm Juve, Zaniolo ‘shënjestrohet’ edhe nga klubi i njohur anglez

Jo vetëm Juve, Zaniolo ‘shënjestrohet’ edhe nga klubi i njohur anglez

21:18, 25/07/2022

Nuk është vetëm Juventusi në garë për të marrë shërbimet e Nicolo Zaniolos. Së fundmi në garë është futur edhe Tottenham i cili ka nisur kontaktet e para me drejtuesit e Romës për Nicolo Zaniolon.

Lojtari pëlqehet shumë nga Antonio Conte i cili i ka kërkuar drejtuesve të bëjnë një sforco ekonomike për të marrë lojtarin nga Roma. Megjithatë, fillimisht Tottenham duhet të largojë disa lojtarë nga ekipi për të grumbulluar para dhe për të krijuar hapësirë për Zaniolo.

E njëjta situatë edhe për Juventusin që fillimisht duhet të largojë lojtarët e padëshiruar përpara se të mbyll marrëveshjen për Zaniolon. Një situatë kjo që sipas mediave do të zgjidhet nga klubi që largon më parë lojtarët e padëshiruar nga ekipi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco