Fiorentina zgjedh një shqiptar për të zëvendësuar Milenkovic

Fiorentina zgjedh një shqiptar për të zëvendësuar Milenkovic

16:43, 25/07/2022

Drejtuesit e Inter janë ende në kërkim të një mbrojtësi pasi nuk ia dolën me sukses në tratativën për të transferuar Gleison Bremer i cili në fund zgjodhi të firmoste për Juventus. Zikaltërit tashmë kanë përqëndruar energjitë tek Nicola Milenkovic i Fiorentinës. 24-vjeçari gjithashtu është një nga lojtarët difensivë më të vlerësuar në Serie A e mbi të cilin ka shumë pritshmëri.

Ndaj, Inter ka nisur negociatat për t’ia vendosur në dispozicionin trajnerit Simone Inzaghi për sezonin e ardhshëm. Por, nëse bisedimet mes Fiorentinës dhe Inter mbyllën me sukses e mbrojtësi transferohet në Milano, atëherë klubi vjollcë do të ketë nevojën për një zëvendësues. Dhe, sipas Il Tirreno i pari në listë për të marrë trashëgiminë e Milenkovic është Marash Kumbulla.

Mbrojtësi i kombëtares vuajti stolin në sezonin e parë nën urdhrat e trajnerit Jose Mourinho te Roma dhe diëka të tillë e rrezikon ta pësojë edhe në sezonin e ri duke qenë se portugezi i beson treshes Ibanez, Smalling dhe Mancini. Në këtë formë, Fiorentina është në ndjekje të 22-vjeçarit dhe gati për të nisur bisedimet me klubin kryeqytetas me teknikun Vicenzo Italiano që është i gatshëm të punojë me lojtarin shqiptar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco