Klubi i Serisë A 'shënjestron' futbollistin e Kombëtares shqiptare

Klubi i Serisë A 'shënjestron' futbollistin e Kombëtares shqiptare

11:50, 20/07/2022

Fiorentina nuk është dorëzuar sa i përket tentativave për të nënshkruar me futbollistin shqiptar, Nedim Bajramin.

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, klubi vjollcë është hedhur sërish në sulm për të fituar shërbimet e fantazistit të Kombëtares shqiptare.

Image

23-vjeçari zhvilloi një sezon mbresëlënës me fanellën e Empolit teksa ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave, me Fiorentinën në krye.

Në sezonin e kaluar me fanellën e Empolit në Serinë A, Nedim Bajrami u aktivizua gjithsej në 35 ndeshje duke shënuar 6 gola dhe duke dhuruar gjithashtu 6 asiste për shokët e skuadrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco