Zyrtare/ Armando Sadiku nënshkruan në Spanjë, klubi e prezanton për tifozët: Kthetra dhe gola për sulmin

Zyrtare/ Armando Sadiku nënshkruan në Spanjë, klubi e prezanton për tifozët: Kthetra dhe gola për sulmin

12:44, 17/07/2022

Armando Sadiku do të vijojë karrierën në Spanjë, por jo më te Las Palmas. Sulmuesi kuqezi ka nënshkruar me Cartagena-n për një sezon, me të drejtë rinovimi edhe për një vit tjetër.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i ngjitur këtë edicion në La Liga 2 që zyrtarizon transferimin e Sadikut, të cilin e prezanton për tifozët me titullin: “Armando Sadiku, kthetra dhe gola për sulmin e Luis Karrionit“. Ndërkohë ekipi spanjoll tregon edhe profilin e sulmuesit shqiptar përmes faqes së vetë zyrtare.

“Futbollisti shqiptar karakterizohet si një lojtar zone që shquhet për aftësinë e tij për të punuar në të mirë të skuadrës, për guximin dhe karakterin e tij të fortë në fushë. Përveç kësaj, përkufizimi i tij në pozicionin e qendërsulmuesit e ka bërë atë gjatë karrierës së tij të shënojë gola në të gjitha skuadrat në të cilat ka luajtur. Sezonet e tij më të mira ishin në Locarno (sezoni 11-12 dhe 22 gola) dhe në FC Lugano të Zvicrës (sezoni 12-13 dhe 22 gola). Në paraqitjet e tij në Spanjë, sulmuesi shqiptar spikati në sezonin 19-20, duke shënuar 13 gola për Málagan në LaLiga SmartBank. Në ditët në vijim Sadiku do të udhëtojë nga Shqipëria për t’iu bashkuar Luis Carrión-it në parasezonin që klubi ynë po zhvillon në ambientet e klubit La Manga“, shkruhet ndër të tjera në njoftimin e klubit të Cartagena-s.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco