Miqësore: Chelsea mposht Club America-n, Arsenal triumfon kundër Everton

Miqësore: Chelsea mposht Club America-n, Arsenal triumfon kundër Everton

12:26, 17/07/2022

Në turneun në Shtetet e Bashkuara, Blutë e nisin mjaft mirë. Kundër klubit meksikan Club America, Chelsea gjeti avantazhin përmes Timo Werner në minutën e 55-të. Vetëm 5 minuta më vonë, Reece James lejoi klubin meksikan të vendos baraspeshën 1-1, pas një autogoli.

Por Blutë arritën ta fitojnë këtë lojë nga Mason Mount me një goditje me këmbën e djathtë jashtë zonës në minutën e 83-të.

Për fqinjin londinez, gjithçka po shkon në mënyrë perfekte. Fitorja e tretë në tre ndeshje. Këtë herë kundër Evertonit në Baltimore. Pas dopietës kundër Nurembergut më 8 korrik, Gabriel Jesus kaloi në avantazh “Topçinjtë” në minutën e 33-të. I ndjekur dy minuta më vonë nga Bukayo Saka, i servirur nga Gabriel Martinelli, anglezi e shtyn topin në rrjetë pa u shqetësuar nga portieri. Rezultati përfundimtar: 2-0.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco