Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Opozita, pranga në derën e Erion Veliajt

PSG i vendos ultimatum Interit për çmimin e Skriniar

PSG i vendos ultimatum Interit për çmimin e Skriniar

18:15, 16/07/2022

Milan Skriniar dhe transferimi i tij te PSG-ja po shndërrohet në një telenovelë, së cilës nuk po i vjen fundi.

Tratativa, e cila sipas “L’Equipe” dukej e përfunduar, ka ngecur orët e fundit dhe fajtor për këtë është Zhyl Kunde.

Mbrojtësi i Sevijës ka tërhequr vëmendjen e parisienëve ditët e fundit, të cilët u kanë dhënë ultimatum zikaltërve duke i “kërcënuar” për tërheqjen nga tratativa.

Francezët janë ndalur në 53 milionë euro plus 7 milionë euro në formë bonusesh në ofertën e tyre dhe nuk kanë ndër mend të rrisin propozimin as në 65 milionë euro, një shifër që edhe pse është më e ulët se 70 milionë eurot fillestare që kërkonte Interi, do të merrte miratimin e zikaltërve.

Situata për momentin ka ngecur dhe tani klubi italian është në udhëkryq, pasi si largimi, edhe qëndrimi i Skriniarit është me rrezik për ta, duke qenë se 27-vjeçari është planifikuar të jetë burimi i të ardhurave këtë merkato vere, por po ashtu është edhe një prej liderëve të skuadrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco