Oliver Kahn konfirmon marrëveshjen me Barçën për Robert Lewandowski-n

Oliver Kahn konfirmon marrëveshjen me Barçën për Robert Lewandowski-n

14:33, 16/07/2022

Drejtori i Bayern Munichut Oliver Kahn konfirmoi për “Bild” marrëveshjen e arritur me  Barcelonën për transferimin e Robert Lewandowski: "Në fund, Barcelona ofroi një shumë që e bën shitjen e Lewandowskit absolutisht të arsyeshme. Për më tepër, kohët e fundit kemi pasur sukses të madh në merkato dhe kemi nënshkruar me një lojtar të klasit botëror në sulm si Sadio Mane. Pra, ne kemi arritur një marrëveshje me Barcelonën. Deri më tani, vetëm verbalisht”.

 

Lideri bavarez rrëfen edhe prapaskenat e negociatave, duke pohuar se Bayern ishte në një pozicion të fortë: “Ka të bëjë gjithmonë me atë që është më e mira për Bayern, klubin, ekipin dhe tifozët. Detyra ime është të jap gjithmonë më të mirën për Bayern. Ne kemi vepruar gjithmonë nga pozicioni i forcës. Dhe në fund, e ndjemë më mirë t'i jepnim leje Robertit për t'u larguar,” përfundoi Kahn.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco