Lajmi i fundit

LIVE/ Presidenti i PL-së Ilir Meta dhe qytetarët, tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Zyrtare/ Federico Bernardeschi i bashkohet Lorenzo Insigne-s tek ekipi kanadez

Zyrtare/ Federico Bernardeschi i bashkohet Lorenzo Insigne-s tek ekipi kanadez

12:20, 16/07/2022

Toronto duket se i vlerëson lojtarët italianë: pasi përfitoi nga talenti i Sebastiano Giovinco midis 2015 dhe 2019, klubi kanadez afroi së fundmi sulmuesin e Napolit, Lorenzo Insigne, kampion i Evropës 2020 me Italinë. Por kjo nuk është e gjitha, pasi ai do të mirëpresë edhe bashkëlojtarin e tij në kombëtare Federico Bernardeschi, pa kontratë pas 5 vitesh te Juventus.

“Toronto njofton sot se klubi ka nënshkruar me lojtarin italian Federico Bernardeschi deri në vitin 2026. Bernardeschi do të shtohet në listën e TFC në pritje të Certifikatës së Transferimit Ndërkombëtar (ITC) dhe lejes së tij të punës. Në përputhje me politikën e skuadrës dhe Major League Soccer, kushtet e kontratës janë konfidenciale” , mund të lexojmë në komunikatën për shtyp të skuadrës që militon në MLS.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco