Humbi betejën me kancerin, ndërron jetë ish-portieri 58-vjeçar i Manchester United

Humbi betejën me kancerin, ndërron jetë ish-portieri 58-vjeçar i Manchester United

22:24, 02/07/2022

Ish-portieri i Manchester United dhe Rangers, Andi Goram, ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 58-vjeçare si pasojë e kancerit të ezofagut.

Ish-fituesi i Premier Ligës refuzoi të kryente seancat e kimioterapisë pasi mjekët e informuan se i kishin mbetur vetëm 6 muaj jetë.

Gardiani është votuar si portieri më i mirë i historisë së Rangers në vitin 1999 dhe ka triumfuar në Premier Ligë në vitin 2001 me United.

Lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur nga vetë klubi anglez, i cili i shprehu ngushëllimet familjarëve të Goram me një postim në “Twitter”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco