'Sky Sports' zbulon pesë arsye pse Bayern refuzoi transferimin e Ronaldos

'Sky Sports' zbulon pesë arsye pse Bayern refuzoi transferimin e Ronaldos

12:51, 25/06/2022

Drejtuesit e Bayernit refuzuan transferimin e Cristiano Ronaldos nga Manchester United dhe siç raporton “Sky Sporti gjerman”, një vendim të tillë e kanë marrë për pesë arsye.

Fillimisht Ronaldo fiton 30 milionë euro në vit te Manchester United dhe me të ardhura të tilla do të prishte strukturën e pagave të Bayernit ose siç duan ta quajnë gjermanët “higjiena e pagave të ekipit”, që është edhe një arsye tjetër.

Më tej thuhet se drejtuesit e klubit bavarez vlerësuan se në moshën 37-vjeçare, Ronaldo është shumë i vjetër dhe se disa lojtarë të tjerë të rinj duhet të marrin më shumë hapësirë. Dhe arsyeja e katërt është se Bayern insiston për lojtarë që mund të bëjnë presion të lartë dhe të vrapojnë vazhdimisht.

Image

Është e qartë se Ronaldo nuk është ai lloj lojtari dhe nuk përshtatet me planet e trajnerit dhe klubit, dhe arsyeja e fundit që ata nuk duan ta sjellin CR7-tën në radhët e tyre, sipas Sky Sports, është fakti që Bayerni nuk do që një superyll të vendoset mbi klubin. Përveç kësaj, është tre vjet më i madh se trajneri Nagelsmann.

Sezonin e kaluar, Ronaldo luajti gjithsej 39 ndeshje për Manchester United, duke shënuar 24 gola dhe duke shtuar tre asistime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco