Miqësorja e luksit ndaj Fenerbahçes, Tirana zbulon ku do të transmetohet live

Miqësorja e luksit ndaj Fenerbahçes, Tirana zbulon ku do të transmetohet live

09:08, 25/06/2022

Tirana do të luajë ditën e sotme në tokën turke një miqësore luksi ndaj gjigantëve të Fernerbahçes. Kjo ndeshje testuese është planifikuar të zhvillohen në orën 5 me atë shqiptare dhe në 6 me orën turke në qytetin e Stambollit.

Ndërkohë, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, klubi bardheblu ka bërë me dije se ndeshja do të transmetohet live në kanalin e Fenerbahçes në Youtube, teksa të gjithë ndjekësit në Amerikë, do të kenë mundësinë ta ndjekin në ESPN.

NJOFTIMI I PLOTË I KLUBIT:

Luhet nesër (sot) ndeshja e fundit miqësore e fazës përgatitore mes Fenerbahçe-KF Tirana. Takimi do të luhet në Stamboll në orën 17:00. Ndeshja do të transmetohet live në kanalin Fenerbahçe YouTube dhe për të gjithë ndjekësit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në ESPN.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco