Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

VIDEO/ Notares amerikane i ra të fikët edhe vitin e kaluar, e shpëtoi i njëjti person

VIDEO/ Notares amerikane i ra të fikët edhe vitin e kaluar, e shpëtoi i njëjti person

12:00, 24/06/2022

Botën e sportit u trondit në kampionatin botëror në sportet ujore, që po mbahet në Budapest, ku notares amerikane Anita Alvarez i ra të fikët dhe tingëllon tmerrues fakti që e njëjta gjë i ndodhi edhe vitin e kaluar në Barcelonë.

Anita Alvarez u shpëtua sot nga trajneria e saj Andrea Fuentes. Përkatësisht, gjatë garës së sinkronizuar të notit, Anita humbi ndjenjat dhe filloi të fundosej.

Në atë moment ka reaguar trajneria e kombëtares amerikane, Andrea Fuentes, e cila fillimisht u hodh në pishinë dhe më pas e nxori Anitën në sipërfaqe dhe teksa mjekët ndodheshin aty, e morën pa ndjenja dhe për fat, ajo shpejt arriti të merrte frymë.

Image

Megjithatë, më tronditësja nga të gjitha është fakti se e njëjta situatë ndodhi edhe vitin e kaluar, me të njëjtin aktor dhe hero në fund.

Alvarez u fundos në një mënyrë pothuajse identike në turneun kualifikues për Olimpiadën e Tokios. Turneu u mbajt në Barcelonë në qershor të vitit të kaluar.

Trajneria Fuentes dhe një anëtar tjetër i skuadrës u hodhën në pishinë dhe i shpëtuan jetën notares së atëhershme 25-vjeçare teksa ajo kryente një lëvizje rutinë.

Fatkeqësisht, e pashë që i kishte ndodhur më parë, por asnjëherë gjatë garës”, tha nëna e Anitës, Karen.

Videon mund ta shihni më poshtë!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco