E kryer! Romelu Lukaku rikthehet te Interi dhe i hap derën largimit të Edin Dzekos

E kryer! Romelu Lukaku rikthehet te Interi dhe i hap derën largimit të Edin Dzekos

11:44, 22/06/2022

Sulmuesi belg Romelu Lukaku do të rikthehet te Interi pas vetëm një sezoni me fanellën e Chelseat, në formë huazimi njëvjeçar me vlerë tetë milionë euro.

Sipas mediave në Angli dhe Itali, marrëveshja mes Chelseat dhe Interit nuk do të ketë opsione blerjeje apo klauzolë detyruese dhe se Lukaku do të ketë një pagë prej tetë milionë eurosh.

Lukaku u rikthye te Chelsea një vit më parë pasi klubi londinez i pagoi 113 milionë euro, por që në fillim ishte e qartë se ai nuk ishte i lumtur në Angli dhe se u largua nga Interi në një kohë kur ishte në formën më të mirë.

Me kalimin e kohës humbi vendin në ekipin e parë, madje u grind me trajnerin Tuchel për minutat dhe më pas deklaroi se zemra e tij është në Itali te Inter dhe se me çdo kusht kërkon të rikthehet në Apenine.

Sezonin e kaluar sulmuesi belg luajti gjithsej 44 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar 15 gola dhe duke dhuruar dy asistime. Sezonin më parë, kur veshi fanellën e Interit, luajti gjithsej 44 ndeshje dhe shënoi 30 gola dhe dhuroi dhjetë asistime. Përveç kësaj, Lukaku doli kampion i Italisë me Interin.

Lukaku ka kontratë të vlefshme me Chelsean deri më 30 qershor 2026 dhe transferimi i tij te Interi mund të nënkuptojë edhe largimin e Edin Dzekos, gjë që më parë u raportua nga mediat në Itali.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco