U dyshua për lidhjen me Shakirën, aktori i ‘Hollywood’ sqaron gjithçka

U dyshua për lidhjen me Shakirën, aktori i ‘Hollywood’ sqaron gjithçka

19:26, 10/06/2022

Ndarja e Shakirës dhe Gerard Pique pas 12 vitesh së bashku është shoqëruar me thashetheme të ndryshme rreth jetës intime dhe private të ish-çiftit.

Që pas zbulimit të lajmit, në mediat rozë është përfolur shumë rreth arsyeve që çuan këngëtaren dhe futbollistin drejt marrjes së këtij vendimi, një ndër tyre edhe tradhtia e Pique me një bionde 20-vjeçare.

Ndërsa së fundmi është përfolur për një romancë mes Shakirës dhe aktorit të famshëm, Kris Evans, që kanë nisur të ndjekin njëri-tjetrin në rrjetin social Instagram.

Që nga ai moment, përdorues të medias sociale kanë spekuluar për një lidhje të mundshme mes dy të famshmëve.

Duhet të theksohet se Evans ka ndjekur në Instagram vetëm 211 njerëz, shumica prej të cilëve aktorë dhe kolege të Marvel.

I pyetur nga një gazetar rreth thashethemeve gjatë një eventi në Teatrin El Capitan në Hollywood, ai u përgjigj: “Nuk e kam takuar kurrë, por jam një fans i madh.”

Kur u pyet nëse do merrte pjesë në ndonjë nga videoklipet e saj, ai deklaroi: “O zot, do më vinte shumë turp të qëndroja pranë saj. Ajo është shumë e mirë”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco