Barazimi me Islandën, ky është lojtari i ndeshjes te Shqipëria

Barazimi me Islandën, ky është lojtari i ndeshjes te Shqipëria

23:44, 06/06/2022

Shqipëria barazoi me rezultatin 1-1 ndaj Islandës, në sfidën e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Ishte sulmuesi i Tiranës, Taulant Seferi, ai që në minutën e 30-të, shënoi golin e avantazhit për kuqezinjtë e Edi Rejës.

Ky ishte goli i parë me fanellën e Kombëtares, për sulmuesin, i cili është vlerësuar si lojtari i ndeshjes te Shqipëria, nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”, që i ka vendosur notën 7.4 Seferit.

Në vend të dytë për nga vlerësimi vjen Kumbulla me notën 7.2, ndërsa i treti është Balliu me notën 7.1

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco