Më falni, mos ndoshta Argjentina fitoi ‘Kupën e Botës’ ndaj Italisë?! Neymar ‘thumbon’ Messin

Më falni, mos ndoshta Argjentina fitoi ‘Kupën e Botës’ ndaj Italisë?! Neymar ‘thumbon’ Messin

17:52, 04/06/2022

Argjentina mori trofeun e dytë në rang kombëtareje, pas Kupës së Amerikës në sezonin e kaluar. Bardhekaltrit mundën Italinë duke dominuar të gjithë ndeshjen, ku rezultati 3-0 ishte më se i merituar.

Gjithsesi, festimi në fund me trofeun, madje edhe me Lionel Messin të hedhur në qiell nga e gjithë pjesa tjetër e skuadrës, i është dukur shumë i tepruar kapitenit të kombëtares së Brazilit dhe shokut të “Pleshtit” te PSG-ja, Neymar.

Duke u nisur nga rivaliteti i fortë i përjetshëm mes argjentinasve dhe brazilianëve,Neymar ka thumbuar bardhekaltrit me anë të një postimi, që nuk kishte se si të mos kishte bërë xhiron e botës:

“Më falni, mos ndoshta Argjentina fitoi Kupën e Botës ndaj Italisë që festoi aq shumë?”, ishte shkruar në postimin e Neymar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco