Mauricio Pochettino do të shkarkohet nga drejtimi i PSG-së javën e ardhshme

Mauricio Pochettino do të shkarkohet nga drejtimi i PSG-së javën e ardhshme

15:20, 04/06/2022

Trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino do të shkarkohet në ditët në vijim, raporton gazetari i njohur italian Fabrizio Romano.

Drejtuesit e klubit parizian nuk janë të kënaqur me punën e ekspertit argjentinas dhe presidenti Nasser Al Khelaifi do ta shkarkojë atë sapo të kthehet në kryeqytetin francez.

Romano raporton gjithashtu se drejtori sportiv Leonardo do të largohet nga klubi.

Pochettino u bë trajner i PSG-së më 2 janar 2021 dhe në 84 ndeshje regjistroi 55 fitore, 15 barazime dhe 14 humbje.

Me klubin parisien fitoi një kampionat, Kupën e Francës dhe Superkupën, por sheikët e pasur presin të fitojnë Champions League dhe besojnë se këtë do ta arrijnë me një tjetër ekspert në pankinë.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco