VIDEO/ 'Ku luan Zlatan fitohet titulli', Ibra feston suksesin e Milanit dhe 'thumbon' Interin: Herën e parë patën fat

VIDEO/ 'Ku luan Zlatan fitohet titulli', Ibra feston suksesin e Milanit dhe 'thumbon' Interin: Herën e parë patën fat

18:16, 01/06/2022

Zlatan Ibrahimovic është rikthyer të festojë suksesin e Milanit në garën për titullin kampion, me suedezin që nuk e ka kursyer ish-skuadrën e tij Interin, duke “thumbuar” publikisht zikaltërit.

Në profilin e tij në “Twitter”, Ibra ka publikuar një video ku një vit më parë shprehej se aty ku luan ai fitohet titulli duke u krenuar për realizimin e këtij premtimi ndaj tifozëve të Milanit.

Ai nuk e ka kursyer as Interin duke publikuar dhe disa pamje ku shprehet se zikaltërit nuk do ta fitojnë titullin dhe se herën e parë patën thjesht fat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco