Neymar mbron Messin: Lojtarët e PSG-së nuk e kuptojnë mënyrën se si luan ai

Neymar mbron Messin: Lojtarët e PSG-së nuk e kuptojnë mënyrën se si luan ai

09:44, 30/05/2022

Lionel Messi i ka dëshpëruar tifozët me paraqitjet e tij në sezonin 2021-2022.

Ylli argjentinas realizoi 11 gola dhe dha 14 asiste në 34 ndeshje që zhvilloi me Paris Saint-Germainin, por sidoqoftë, ai mori kritika për sezonin që kaloi.

Në krah të 34-vjeçarit ka dalë bashkëlojtari i tij, Neymar, me të cilin kishte luajtur së bashku edhe në Barcelonë.

“Leo i kaloi disa vite në Barcelonë, është e vështirë për t’u adaptuar këtu. Është e vështirë të ndryshosh ekip, qytet. Ai nuk erdhi vetëm, por me familjen, e cila po ashtu duhet të adaptohet. Gjuha është po ashtu ndryshe. Ka shumë faktorë”, deklaroi fillimisht përfaqësuesi brazilian në një intervistë për “Canal Football Club”.

“Është po ashtu stili i lojës së ekipit dhe lojtarët që nuk e kuptojnë mënyrën se si luan ai. Pra, të gjitha këto janë përcaktuese. Leo, Kylian Mbappe dhe unë jemi lojtarë që gjithmonë jemi gjykuar për paraqitjet tona, për statistikat, për titujt e fituar dhe për gjithçka”, përfundoi Neymar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco