UEFA përjashton ekipet dhe kombëtaren ruse nga aktivitetet sportive

UEFA përjashton ekipet dhe kombëtaren ruse nga aktivitetet sportive

20:33, 02/05/2022

UEFA ka vendosur sot te përjashtojë të gjithë ekipet ruse si dhe kombëtaren nga të gjithë kompeticionet e organizuara prej saj në sezonin 2022-2023. Ky vendim prek edhe kombëtaren ruse që ishte parashikuar të merrte pjesë në Ligën e Kombeve ku ishte shortuar në të njëjtin grup me Shqipërinë.

Rusia ishte kundërshtari më i fortë i Shqipërisë në Ligën e Kombeve, ndërsa tani në ndeshjet e qershorit Shqipëria do ketë kundërshtar vetëm Izraelin dhe Islandën

Të njëjtin fat si kombëtarja e meshkujve e kanë pësuar edhe ato të moshave, ashtu si edhe për futbollin e femrave, futbollin e sallës, si dhe është bërë e ditur se asnjë klub rus nuk do të merrte pjesë në Ligën e Kampioneve, Ligën e Europës apo Ligën e Konferencës në edicionin 2022-2023.

Gjithashtu, UEFA ka refuzuar aplikimin e Rusisë për të qenë vendi organizator i EURO 2028/2032.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco