Sfida me Kukësin, Mehmeti: Ata kanë entuziazmin e tifozërisë

Sfida me Kukësin, Mehmeti: Ata kanë entuziazmin e tifozërisë

14:58, 02/05/2022

Trajneri i Partizanit, Dritan Mehmeti ka dalë në konferencën për shtyp në prag të transfertës ndaj Kukësit, ku ka folur për ndeshjen e nesërme.

“Përpos ndeshjeve që i kemi shumë të ngjeshura është dhe një ndeshje që është shumë e rëndësishme sepse të dyja skuadrat kanë të njëjtin objektiv. Përgatitja e ndeshjes duke iu referuar dhe ndeshjes që kishim me Dinamon, ishin dy situata që mund ta kishim menaxhuar dhe më mirë që të shkonim 3-0 dhe t’i jepnim pak freski skuadrës. Megjithatë nuk ndodhi ashtu. Skuadra shpenzoi shumë energji sepse luajtëm me inferioritet numerik.

Megjithatë skuadra është përgatitur këto dy ditë, kemi dhe një seancë sot, që do të japim veprimet e fundit kundër Kukësit. Është një ndeshje që ka shumë rëndësi, megjithatë kemi punuar në aspektin psikologjik, që skuadra ta interpretojë ashtu siç duhet dhe mos të marri më shumë ngarkesë seç duhet.

Unë mendoj që e kaluara nuk ndikon shumë. Varet nga mënyra se si do ta interpretojnë lojtarët, si do ta përjetojnë ata. Mendoj se në këtë aspekt jemi të barabartë. Ata luajnë në shtëpinë e tyre, në një stadium të ri. Kanë entuziazmin e tifozerisë. Shpresoj që edhe tifozët tanë të na mbështesin. Mendoj se do jenë shumë faktorë që do të ndikojnë nesër dhe do të jetë një histori ndryshe”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco