U shpall lojtari i muajit tek Arsenali, Granit Xhaka kërkon sërish shiritin e kapitenit

U shpall lojtari i muajit tek Arsenali, Granit Xhaka kërkon sërish shiritin e kapitenit

14:16, 02/05/2022

Një nga lojtarët më në formë të Arsenalit dhe shtylla e skuadrës këtë sezon, Granit Xhaka, gjatë një interviste për “Sky Sports” ka zbuluar rikthimin e tij si lider në fushë pas incidentit me tifozët dhe heqjes së shiritit të kapitenit në vitin 2019 nga Unai Emeri.

“A mund të bëhem një ditë sërish kapiteni i Arsenalit? Kurrë mos thuaj kurrë. Por unë nuk isha gati për të sërish. Një kapiten i Arsenalit mund të jetë pa shirit dhe unë po përpiqem të udhëheq lojën dhe lojtarët pa shirit. Por nëse nesër vjen dikush nga klubi dhe më pyet nëse dua ta marr, unë do të jem këtu, sepse e di që jam gati ta bëj sërish”, tha mesfushori 29-vjeçar.

Gjithashtu Xhaka mori dhe çmimin prestigjioz nga klubi i tij, duke u shpallur lojtari i muajit Prill tek Arsenali.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco