Turneu ‘Josip Katalinski Skija’/ Shqipëria U-15 mbyll përgatitjet, gati për ndeshjen ndaj Bosnjës

Turneu ‘Josip Katalinski Skija’/ Shqipëria U-15 mbyll përgatitjet, gati për ndeshjen ndaj Bosnjës

13:36, 02/05/2022

Ekipi Kombëtar U-15 ka zhvilluar këtë të hënë seancën e fundit stërvitore, teksa ditën e nesërme do të luajë ndeshjen e parë të turneut “Josip Katalinski Skija” ndaj bashkëmoshatarëve të Bosnje-Hercegovinës në stadiumin “FK Famos Hrasnica” në ora 15:00.

Kuqezinjtë e vegjël të drejtuar nga stafi teknik i kombëtares U-15 me në krye trajnerin Armand Dama kanë mbërritur dje në Bosnje, teksa përgatitjet për këtë turne kanë nisur që prej ditës së premte.

Ekipi ka punuar shumë përgjatë këtyre katër ditëve grumbullim, teksa edhe atmosfera në ekip është mjaft pozitive, me kuqezinjtë që në testin e tyre të parë real për këtë vit, duan t’ia dalin me sukses dhe të afirmohen për të tjera grumbullime me kombëtaren.

Dy ditë më parë, kombëtarja U-15 zhvilloi një miqësore me ekipin U-16, ku trajneri Dama e shfrytëzoi këtë mundësi për të parë nga afër gjendjen e lojtarëve të tij dhe për të krijuar një ide mbi formacionin që do të hedhë në fushë ditën e nesërme.

Përveç ndeshjes së Shqipërisë U-15, më 4 maj, do të zhvillohet ndeshja tjetër mes ekipit më të mirë të Sarajevës dhe skuadrës më të mirë të Beogradit, ndërsa më 5 maj do të zhvillohen dy ndeshjet e tjera për vendin e parë dhe vendin e tretë, ku ekipet fituese që do të dalin nga sfidat e para, do të luajnë për të shpallur fituesin e turneut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco