Pochettino: Messi nuk duhet kritikuar, është në një nivel me Maradona dhe këtë do ta tregojë sezonin e ardhshëm

Pochettino: Messi nuk duhet kritikuar, është në një nivel me Maradona dhe këtë do ta tregojë sezonin e ardhshëm

15:48, 01/05/2022

Trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino i ka dalë në mbrojtje Lionel Messit, i cili në sezonin e parë me parisienët është vënë nën shënjestër të kritikëve.

Messi luajti 23 ndeshje në kampionatin francez këtë sezon, teksa shënoi katër gola dhe dhuroi 13 asistime. Me këtë statistika, ky sezon i parë i Messit me PSG-në, është vlerësuar si i dobët në Francë.

Megjithatë, Pochettino theksoi se Messi nuk duhet të kritikohet dhe se sezonin e ardhshëm do të jetë në nivelin e tij.

 “Nuk mund të flasësh për Messin në këtë mënyrë. Lionel është në të njëjtin nivel me Diego Maradona. Kuptohet, Është e qartë se kalimi i Barcelonës në Paris Saint Germain ishte një ndryshim në të cilin ishte i nevojshëm një proces adaptimi. Disa rrethana nuk e lejuan të ndihej aq rehat sa në Barcelonë ku kishte kaluar 20 vite. Aty ku ai kishte qenë flamurtar i klubit”, tha Pochettino, duke shtuar:

"Të gjykosh Messin në bazë të këtyre paraqitjeve është e padrejtë. Nuk kam asnjë dyshim në aftësitë e tij dhe besoj se do t’i tregojë të gjitha cilësitë sezonin e ardhshëm. Ai është një talent. Ishte një vit mësimi, dhe jo vetëm në nivel profesional, por edhe në nivel familjar. Ju duhet ta merrni parasysh. Është një shqetësim i madh që mund të prekë një lojtar", tha trajneri i PSG.

Image

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco