Historia e Zlatan Ibrahimovic shpjegon më saktë se çfarë lloj njeriu dhe menaxheri ishte Mino Raiola

Historia e Zlatan Ibrahimovic shpjegon më saktë se çfarë lloj njeriu dhe menaxheri ishte Mino Raiola

11:57, 01/05/2022

Menaxheri i futbollistëve Mino Raiola u nda nga jeta dje në moshën 54-vjeçare, por nuk ka dyshim se ai do të mbahet mend si një nga agjentët më të veçantë në botë dhe kjo padyshim mbështetet edhe tek historia legjendare e Zlatan Ibrahimovic.

Ibrahimovic filloi të kërkonte një menaxher të ri, pasi ndërpreu bashkëpunimin me ish-trajnerin Hasse Borg, të cilin e akuzoi se po e zhvaste.

Pikërisht atëherë e kuptoi se kishte nevojë për dikë që do t'i besonte plotësisht, dhe ky ishte Mino Raiola.

“Telefonova një shok dhe i thashë se kisha nevojë për agjent. Ai më rekomandoi dy, më tha se njëri punon me David Beckham dhe ka një seli në Londër dhe tjetri është italian, por më shumë “si ky” i llojit mafioz. Më tha se ky i dyti do të më përshtatet më shumë me mentalitetin tim, duke pasur parasysh origjinën time”, ka kujtuar Ibrahimovic dhe ka vazhduar:

“E mora numrin dhe i telefonova, organizuam një takim në hotel. Isha veshur me pallto Gucci, me orë ari dhe Porschen e parkova para hotelit. Doja të i bëj përshtypje..."

Kjo ishte mundësia më e mirë e mundshme për Ibrahimovic që të takonte Raiolën ashtu siç është në të vërtetë.

 

"Kur Mino hyri, unë u habita. Ai kishte veshur xhinse të gjera dhe një bluzë Nike. Imagjinoni se si duket një burrë i përmasave të tij ..."

 

“Mino”, u prezantua ...

 

"Mendova - kush është ky djalë ?!"

 

“Zlatan”, u përgjigj Ibra dhe Raiola thirri kamerierin.

 

"Ai porositi sushi për shtatë persona. Po shikoj përreth për të parë nëse dikush tjetër do të na bashkohet, por ishim vetëm ne të dy në tryezë," kujton Ibrahimovic.

Pas kësaj ai ka zbuluar detajet e bisedës me Raiolan dhe se si ishte sjell menaxheri i panjohur me të atëherë.

"Sushin e hante me lakmi sikur të ishte ushqimi më i mirë në botë. Fliste anglisht, por jo tepër, biznes dhe në një mënyrë që më pëlqente. Ishte shumë i afrueshëm", ka përshkruar Ibra momentet e para të bisedës së tyre.

Më pas ndihmësi i Raiolës iu afrua tavolinës dhe i dha një çantë dhe nxori statistikat e sulmuesve italianë.

"Inzaghi, 25 ndeshje, 23 gola. Trezeguet, 24 ndeshje, 20 gola. Vieri, 27 ndeshje, 22 gola... Ibrahimovic 25 ndeshje, pesë gola... Si mund t'ju shes me statistika të tilla", tha Mino.

“Po të kisha statistika të tilla, do të më shiste edhe nëna, prandaj më duhesh”, ia ktheu Ibra.

“Ke të drejtë”, u përgjigj Raiola duke i bërë të dy të qeshin.

“Këtu e ndjeva se ishim të lidhur, thjesht përputheshim me njëri-tjetrin”, tha Ibra dhe vazhdoi tregimin.

Si mendon se mund të të shes me këto statistika? Mendon se mund të më impresionosh me orën e arit dhe Porshe? Ato janë të kota. Dëshiron të fitosh para apo të bëhesh më i miri në botë?'

"I thashë se dua të bëhem më i miri në botë".

'Mirë, atëherë? Nëse dëshiron të bëhesh më i miri do t'i kesh edhe gjërat tjera, nëse synon vetëm paratë do të ngelesh pa asgjë. E kupton këtë? Duhet ta shesësh veturën, orën dhe të fillosh të stërvitesh trefish më tepër se tani, pasi je katastrofë me statistikat'.

Dreka zgjati dy orë të tjera dhe Zlatan ishte gati t'i shtrëngonte dorën dhe të nënshkruante kontratën, por Mino e ndaloi ...

“Jo, jo, jo... Kjo punë nuk shkon kështu. Tani shko mirë në shtëpi, mendo dhe më telefono...”, kujton Ibrahimovic. Zlatan shkoi në shtëpi, por brenda një ore e mori në telefon Raiolën...

“Më dëgjoni, e di çfarë dreqin dua, ose do të nënshkruajmë tani ose asgjë... Dhe pjesa tjetër është histori”, përfundoi Ibrahimovic.

Raiola ndër të tjera ishte menaxher i Paul Pogba, Erling Haaland dhe shumë lojtarë të tjerë të famshëm. Ai ka lindur më 4 nëntor 1967 në Itali dhe vitet e fundit ka punuar me Henrik Mkhitaryan, Marco Verratti, Gianluigi Donnarumma, Matthias de Ligt dhe Mario Balotellin.

Raiola ka lindur në Salerno dhe si fëmijë shkoi në Holandë me prindërit e tij. Në rininë e tij ka punuar si kamarier dhe njëkohësisht ka mbaruar shkollën e mesme dhe drejtësinë.

Ai fliste rrjedhshëm shtatë gjuhë - italisht, anglisht, gjermanisht, spanjisht, frëngjisht, portugalisht dhe holandisht.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco