Ish-drejtuesit e FIFA, Blatter dhe Platini, do të dalin në gjyq për korrupsion

Ish-drejtuesit e FIFA, Blatter dhe Platini, do të dalin në gjyq për korrupsion

09:16, 13/04/2022

Sepp Blatter dhe Michel Platini do të dalin në gjyq për mashtrim dhe vepra të tjera, ka thënë Gjykata Penale Federale e Zvicrës.

Ish-zyrtarët e FIFA-s do të përballen me një gjykatë federale zvicerane në qershor pas më shumë se gjashtë vitesh procedime penale, njofton Euronews.

Blatter, i cili shërbeu si President i FIFA-s nga viti 1998 deri në vitin 2015, akuzohet se ka autorizuar FIFA-n t'i paguajë Platini-t, 2 milionë franga zvicerane (ose 1.98 milionë euro) në vitin 2011.

Platini i kishte bërë një kërkesë me shkrim FIFA-s që t'i paguhej një pagë shtesë e prapambetur për punën si këshilltar presidencial në mandatin e parë të Blatterit në detyrë.

Blatter, 86 vjeç dhe Platini 66 vjeç, i kanë mohuar akuzat dhe thonë se kishin një marrëveshje verbale për 20 vjet lidhur me pagesën.

Kur Blatter kreu pagesën nga FIFA në 2011, ai po përgatitej të bënte fushatë për rizgjedhje në një garë kundër Mohamed bin Hammam të Katarit, ku ndikimi i Platini-t me votuesit evropianë shihej si një faktor kyç.

"Dëshmitë e mbledhura nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm zviceran kanë vërtetuar se kjo pagesë ndaj Platini-t është bërë pa bazë ligjore," thanë prokurorët federalë vitin e kaluar.

Akuzat e zbuluara nga prokurorët federalë zviceranë në shtator 2015 e hoqën Blatter-in si president të FIFA-s dhe përfundimisht i dhanë fund fushatës së Platini-t për ta pasuar atë.

Platini u rrëzua gjithashtu nga posti i Presidentit të UEFA-s pasi u ndalua nga futbolli për shkak të pagesës.

Blatter është akuzuar për mashtrim, keqmenaxhim, shpërdorim të fondeve të FIFA-s dhe falsifikim të një dokumenti, ndërsa Platini akuzohet për mashtrim, shpërdorim, falsifikim dhe si bashkëpunëtor në keqmenaxhimin e Blatter.

Ata përballen me deri pesë vjet burg secili nëse dënohen për akuzat për mashtrim dhe falsifikim.

Edhe pse Blatter ishte nën dyshime që nga viti 2015, Platini nuk u vu nën hetim zyrtar deri në vitin 2020.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco