Protestat për rritjen e çmimeve, reagojnë Tifozat Kuq e Zi: Lironi të arrestuarit!

Protestat për rritjen e çmimeve, reagojnë Tifozat Kuq e Zi: Lironi të arrestuarit!

08:57, 12/03/2022

Prej tri ditësh, në Shqipëri ka shpërthyer një valë protestash kundër rritjes së çmimeve të artikujve të ndryshëm e mbi të gjitha, ato të hidrokarbureve dhe ushqimeve të shportës

Në këtë protestë që ka “mbërthyer” vendin janë përfshirë edhe pjesëtarë të grupimit më të madh të tifozëve të kombëtares shqiptare: “Tifozat Kuq e Zi”, të njohur si TKZ.

Në një reagim në faqen e tyre zyrtare në rrjetet sociale, TKZ bën të ditur se janë arrestuar disa prej pjesëtarëve të tyre ndërsa bën thirrje për lirimin e tyre.

Postimi i TKZ:

REAGIM!

Gjatë kësaj jave në gjithë Republikën e Shqipërisë ka shpërthyer një valë protestash kundra rritjes së çmimeve të artikujve të ndryshëm e mbi të gjitha, ato të hidrokarbureve dhe ushqimeve të shportës.

Në një vend demokratik që pretendojmë të jemi edhe ne, protestat janë të lejuara dhe rregulluara me ligj.

Bazuar në këto ligje shumë qytetarë i janë bashkuar protestave në shumë qytete të Shqipërisë.

Për fat të keq jemi dëshmitarë të rasteve ku këto protesta kanë degjeneruar në dhunë, shoqërime, ndalime dhe arrestime të padrejta të qytetarëve. Në mesin e këtyre arrestimeve ka edhe anëtarë të TKZ të cilët paqësisht kanë reaguar për të drejtat e tyre.

Prandaj, ne si Tifoza Kuq e Zi, me indinjatën më të thellë i bëjmë thirrje Policisë së Shtetit që të ndalë dhunën e pajustifikueshme ndaj qytetarëve, të cilët po protestojnë për një çështje jetike si dhe të respektojë të drejtën e tyre demokratike të mbështetur në Kushtetutë!

Gjithashtu, kërkojmë lirimin e menjëhershëm të të gjithë të shoqëruarve, ndaluarve dhe arrestuarve kudo në Shqipëri, arrestime këto të bëra shpesh nga civilë të maskuar, të paidentifikuar dhe të armatosur.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco