‘Klubi ka bërë gjithçka për ta mbajtur’/ Agjenti i Salah tallet me deklaratën e Klopp për kontratën e re

‘Klubi ka bërë gjithçka për ta mbajtur’/ Agjenti i Salah tallet me deklaratën e Klopp për kontratën e re

18:13, 11/03/2022

Në prag të ndeshjes së nesërme mes Brighton dhe Liverpool, eksperti gjerman Jurgen Klopp iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve dhe komenti lidhur me kontratën e re të Mohamed Salah tërhoqi shumë vëmendje, madje me këtë rast foli edhe agjenti i futbollistit egjiptian Ramy Abbas Issa.

Klopp tha se vendimi varet nga Salah dhe se klubi ka bërë gjithçka që mundej për ta mbajtur.

Salah pret që ky klub të jetë ambicioz, kemi qenë dhe jemi. Nuk mund të bëjmë më shumë, është një vendim që i takon lojtarit. Klubi ka bërë gjithçka, tani presim përgjigjen e Salah”, u shpreh trajneri.Liverpool është vendi më i mirë për të, Salah e di se si është situata e ekipit dhe është e pamundur të ketë blerje të reja. Diku tjetër nuk do të kishte të njëjtin rendiment dhe nuk do të arrinte të njëjtat suksese”, përfundoi Klopp.

Menjëherë pas këtyre komenteve, Ramy Abbas Issa postoi në Tëitter shtatë emoji duke qeshur, që duhet të jenë një mesazh i qartë në lidhje me vlerësimin e Klopp për bisedën mes dy palëve.

Image

Gjithsesi, kjo situatë ka shqetësuar tifozët e Liverpool dhe duket se negociatat nuk po shkojnë në drejtimin e dëshiruar dhe se pyetja është nëse egjiptiani do të rinovojë kontratën që skadon në vitin 2023.

Më herët, “Mirror” raportoi se Salah, për të nënshkruar një kontratë të re, dëshiron që paga e tij të rritet nga 233,000 euro në javë (200,000 £) në një shumë të pabesueshme 583,000 euro (500,000 £), e cila do të rriste pagën e tij vjetore nga 11 në 28 milionë euro.

Salah u transferua në Liverpool në vitin 2017 nga Roma dhe më parë ka luajtur për Fiorentina, Chelsea, Basel dhe Al Mokaëloon.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco