Xavi ende shpreson te titulli në La Liga

Xavi ende shpreson te titulli në La Liga

11:03, 11/03/2022

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, beson se katalanasit janë ende në garë për titullin e La Ligas, por e pranon se kryesuesi Real Madridi ka një avantazh të madh.

Pas 27 ndeshjeve të luajtura, “Los Blancos” kanë 63 pikë, kurse Sevilla 55. Barcelona gjendet e treta me 48 pikë, por kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ta rikuperposh një diferencë prej 15 pikëve (12 nëse Barcelona fiton ndeshjen e mbetur) në pjesën finale të sezonit duket e pamundur për t’u arritur.

Xavi, sidoqoftë mbetet i vendosur që ekipi i tij ka aftësinë dhe beson se është e vështirë, por jo e pamundur.

“Matematika thotë se ne mund ta fitojmë ligën, kështu që pse jo? Të tjerët po dështojnë, por jo Real Madridi. Është shumë e vështirë, por jo e pamundur”, deklaroi Xavi.

Katalonasit kanë qenë në formë të jashtëzakonshme në La Liga së fundmi, duke fituar pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit.

Më 20 mars, Barcelona e zhvillon “El Clasicon” ndaj Real Madridit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco