Dardanët kanë një thirrje për tifozët për dy ndeshjet e Kombëtares

Dardanët kanë një thirrje për tifozët për dy ndeshjet e Kombëtares

12:19, 08/03/2022

Pushimet kanë marrë fund dhe entuziazmi në Kombëtaren e Kosovës rikthehet në fund të këtij muaji.

Kosova do t’i zhvillojë dy ndeshje me karakter miqësor gjatë këtij muaji. Kosova fillimisht ndeshet me Burkina Fason në Prishtinë me 25 mars, ndërsa 4 ditë më vonë luan me Zvicrën në Zyrih.

Tifozët e flaktë të Kosovës, “Dardanët” janë gati t’i japin një mbështetje të madhe lojtarëve.

Në prag të këtyre dy ndeshjeve, kryetari i tifozërisë “Dardanët” Lulzim Berisha, ka bërë thirrje për një mbështetje sa më të madhe për Kosovën në mënyrë që të rikthehet gjallëria dhe entuziazmi.

“Gjatë këtij muaji, më 25 dhe 29 mars, ekipi ynë kombëtar do të përballet me dy kundërshtarë në ndeshje miqësore: Burkina Fason në Prishtinë, gjegjësisht Zvicrën në Zurich. Lidhja emocionale e popullit tonë që është karakterizuar me kombëtaren e Kosovës ka bërë që ndeshjet e saj mos ta përçojnë vetëm simbolikën sportive, por të jenë më të vlefshme sesa kaq. Ato gjithmonë kanë ngjallur dashuri, entuziazëm, pasion dhe rikthim të disponimit të përgjithshëm në masë”, thuhet fillimisht në thirrjen e Berishës.

Ai më tutje ka premtuar mbështetje të plotë për lojtarët në fushë dhe organizim dhe përgatitje deri në detajet e fundit për të mirën e Kosovës.

“Pikërisht këto tipare kërkojmë t’i rikthejmë sërish me anë të këtij paralajmërimi, ku ju ftojmë të bëheni pjesë si tifozë e dy ndeshjeve miqësore që na presin në këtë muaj. “Dardanët” në ndeshjen ndaj Burkina Faso premtojnë mbështetje të plotë për djelmoshat tanë në fushë, si dhe organizim e përgatitje që s’do t’i lënë asgjë rastësisë. I ftojmë të gjithë t’ia rikthejmë kombëtares tonë atë shkëndijën e nevojshme, ku klima dhe ambienti i ngrohtë i organizuar nga ne, mundëson që lojtarët ta japin më të mirën prej vetës dhe kësisoj bashkërisht të korrim rezultate të mirëseardhura. Duam ta rikthejmë atë gjallëri ku ndeshjet e kombëtares sonë bëhen temë e ditës për çdokë, në çdo hapësirë, nga secila shtresë moshe”, shtoi ai.

Ndërkaq sa i përket ndeshjes ndaj Zvicrës, Berisha ka bërë të ditur se porsa të komunikohet nga FFK pjesa e biletave që do të dalin në shitje, tifozët do të informohen me kohë për të gjitha detajet. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco