VIDEO/ Laçi ruan distancën me Tiranën, Teuta konsolidon pozitën në renditje

VIDEO/ Laçi ruan distancën me Tiranën, Teuta konsolidon pozitën në renditje

15:42, 07/03/2022

U luajtën mesditën e sotme dy ndeshje të vlefshme për javën e 24-t të Superligës, Kastrioti-Laçi dhe Egnatia-Teuta.

Në Kamzë, Kastrioti (pritës) barazoi 1-1 me Laçin.

Pjesa e parë u mbyll me fitoren 1-0 të kurbinasve, me golin e shënuar nga Guindo në minutën e 21-të.

Në pjesën e dytë, krutanët barazojnë me Nunes në minutën e 58-të.

Me këtë barazim, Laçi ruan distancën prej 8 pikësh me Tiranë kryesuese, ndërsa Kastrioti mban vendin e tetë me 22 pikë.

Në takimin tjetër, Teuta arin një fitore me mjaft vlera në transfertë me Egnatian, 1-0.

Golin për durrsakët e shënoi Daci në minutën e 26-të.   

Me këtë fitore Teuta ngjitet në kuotën e 28 pikëve në vend të gjashtë, ndërsa Egnatia mban një pozicion më poshtë (23 pikë).  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco