VIDEO/ Organizojnë nëpërmjet rrjeteve sociale përleshje masive, vritet një tifoz me armë zjarri

VIDEO/ Organizojnë nëpërmjet rrjeteve sociale përleshje masive, vritet një tifoz me armë zjarri

10:52, 07/03/2022

Pas incidenteve të rënda në Meksikë, dhuna u zhvendos në Brazil.

Një përleshje masive mes tifozëve të Atletico Mineiro dhe Cruzeiro la të paktën një të vdekur dhe një të plagosur nga një plumb disa orë para ndeshjes klasike të së dielës mes dy klubeve kryesore në qytetin brazilian të Belo Horizontes.

Sipas autoriteteve lokale rreth 50 tifozë të të dyja skuadrave organizuan një përleshje që ishte planifikuar përmes rrjeteve sociale.

Gjatë përleshjes, një tifoz 25-vjeçar i Cruzeiros u qëllua me armë në bark dhe u desh të shtrohej në spital, ku nuk i rezistoi dot plagëve duke ndërruar jetë.

Përplasja në lagjen “Bela Vista”, në lindje të Belo Horizontes, la të plagosur nga një plumb edhe një motoçiklist, i cili po kalonte në vendin e ngjarjes pikërisht në momentin që nisi përleshja, teksa nuk pati lëndime serioze.

Nga sherri pasoja ka pasur edhe te makinat dhe në shtëpitë në ato zona ku janë thyer edhe xhamat.

Përleshja përfundoi me disa të plagosur për faktin se tifozët e të dy grupeve mbanin shkopinj druri, shufra çeliku, gurë dhe fishekzjarre për të sulmuar njëri-tjetrin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco