Kumbulla: Po mësoj shumë nga Mourinho, është fat të punosh me një trajner si ai

Kumbulla: Po mësoj shumë nga Mourinho, është fat të punosh me një trajner si ai

14:41, 04/02/2022

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare dhe i Romës, Marash Kumbulla, në profilin e tij në “Tëitter”, ka postuar disa pyetje të cilat i ishin adresuar nga tifozët.

Këta të fundit kanë pasur kuriozitete të ndryshme për qendërmbrojtësin kuqezi, i cili u është përgjigjur, ku mes tyre ka treguar edhe për raportin me trajnerin portugez, Jose Mourinho.

Ku ndjeheni më mirë, në mbrojtjen me tre apo me katër?

Kam nisur që të luaj në mbrojtjen me 3, por argëtohem shumë kur luaj në mbrojtjen me katër.

Sa po mëson me një trajner si Mourinho?

Për një futbollist të ri, është një mundësi fantastike që të punosh me një trajner si Mourinho. Po mësoj shumë me të, sidomos nga ana karakteriale.

Si ndiheni me të?

Ndihem mirë, sepse unë i vlerësoj shumë personat e sinqertë.

Çfarë impakti ka pasur në jetën tuaj, kur filluat të luani me Romën?

Kam ruajtur të njëjtin stil jetese që kisha edhe në Verona, kështu që nuk kam ndjerë ndonjë ndryshim.

Kush është shoku i skuadrës më i vështirë për t’u markuar gjatë stërvitjeve?

Sulmuesit tonë janë shumë të fortë, kështu që po them Zaniolo dhe Abraham.

Si ndjeheni te Roma?

Ndihem shumë mirë, sepse është një qytet fantastik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco