Inter 'blindon' krahun e majtë, firmos me...

Inter 'blindon' krahun e majtë, firmos me...

21:58, 25/01/2022

Interi bën goditjen e madhe në merkaton e dimrit. Zikaltrit kanë arritur akordin me Atalantën për anësorin gjerman Robin Gosens duke blinduar krahun e djathtë të mesfushës për sezonet në vazhdim.

Me Ivan Perisic që është në skadencë kontrate dhe me shumë mundësi nuk do të rinovojë me zikaltrit, Marotta dhe Ausilio me bekimin edhe të presidentit Steven Zhang kanë mbyllur marrëveshjen me klubin bergamask mbi bazën e 25 milionë eurove plus bonuset.

Gosens i cili aktualisht është i dëmtuar dhe mund të vendoset në dispozicion të trajnerit Simone Inzaghi vetëm pas një muaji do të firmosë me Interin për 4 vite me një pagë prej 2.5 milionë eurosh në sezon.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco