Shkurtaj nderon Kukësin, verilindorët mundin Skënderbeun me 10 lojtarë

Shkurtaj nderon Kukësin, verilindorët mundin Skënderbeun me 10 lojtarë

19:03, 23/01/2022

Kukësi fitoi me shumë vështirësi ndaj Skënderbeut në “Loro Boriçi”. Verilindorët triumfuan me rezultatin minimal 1-0 kundër korçarëve, duke marrë kështu tre pikë të arta që mbajtën gjallë shpresat e tyre në garën për titull.

Pas humbjes ndaj Dinamos skuadra e Diego Longos mori tre pikët e para për vitin e ri pasi mposhti minimalisht 1-0

Skënderbeun në një ndeshje të cilin e vendosi i rikthyeri i madh i verilindorëve Vasil Shkurtaj që realizoi që në prekjen e parë të topit, duke zgjidhur një ndeshje delikate të cilën Kukësi e luajti për më shumë se 50 minuta me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të portierit Tafas.

Nëse shtylla i tha jo golit të kapitenit Gjelbërim Taipi në pjesën e parë, në të dytën 12 minuta para fundit të kohës së rregullt, realizoi Vasil Shkurtaj për t’i dhënë 3 pikë Kukësit që e ngjitën në vendin e dytë me 31 pikë po aq sa Laçi dhe 3 më pak se Tirana që luan nesër ndaj Dinamos.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco