VIDEO/ Armando Broja shënon ndaj Manchester Cityt dhe fiton një 11-metërsh, por...

VIDEO/ Armando Broja shënon ndaj Manchester Cityt dhe fiton një 11-metërsh, por...

19:11, 22/01/2022

Armando Broja është i uritur për gola dhe sot ndaj Mançester Sitit, sulmuesi shqiptar i Sauthempton tregoi se është padyshim një lojtar për të cilin duhet pasur shumë vëmendje nga mbrojtësit kundërshtarë.

Në minutën e 23 të sfidës ndaj kryesuesve të kampionatit anglez, ai tregoi me një shpërthim të tijin të gjithë talentin që ka, duke shkuar drejt portës dhe duke dërguar topin me qetësi, në rrjetë.

Por festa e tij zgjati vetëm pak sekonda, pasi më pas sulmuesi kuqezi u sinjalizua në pozicion jashtë loje dhe goli iu anulua, Megjithatë, ai mori duartrokitjet e publikut të Sauthempton për të cilin ai është kthyer në një nga emrat më të dashur.

Pak minuta më vonë, sulmuesi shqiptar u fut në zonë dhe u rrëzua nga portieri i Sitit, Ederson. Por për fat të keq, në vend të penalltisë në favor të tij, ai u sinjalizua përsëri për pozicion jashtë loje dhe aksioni i tij ishte i pavlefshëm.

Southampton po udhëheq ndaj Cityt me golin e shënuar në minutën e shtatë nga Walker-Peters K.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco