Ronaldo gëzon fansat me deklaratën e tij, portugezi tregon se edhe sa vite do ta shohim në fushë

Ronaldo gëzon fansat me deklaratën e tij, portugezi tregon se edhe sa vite do ta shohim në fushë

15:22, 18/01/2022

Ylli portugez Cristiano Ronaldo nuk e ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli  dhe me deklaratën e tij ka gëzuar fansat, ndonëse për të gjithë është e qartë se karriera e tij është drejt fundit.

Edhe pse është 37 vjeç, Ronaldo ka ndërmend të luajë për të paktën katër ose pesë vjet, gjë që e zbuloi në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të FIFA-s për thyerjen e rekordit për numrin e golave ​​me kombëtaren.

"Unë dua të luaj ende dhe qëllimi im nuk është vetëm të shënoj gola, por të argëtoj njerëzit. Këtë e bëj edhe në stërvitje dhe jam gjithmonë i motivuar. Së shpejti do të mbush 37 vjeç, por ndihem mirë dhe dua të luaj edhe pwr disa kohë. Njerëzit janë të interesuar se kur? Unë do të luaj dhe besoj se do të kalojnë të paktën katër ose pesë vjet. Është çështje mentaliteti”, tha Ronaldo.

Portugezi pohon se është krenar që ka thyer rekordin në fanellën e kombëtares.

“Nuk besoja se do ta thyeja atë rekord, por tani jam krenar. Ky është një çmim special nga FIFA, një organizatë që e respektoj shumë, ndaj kjo është një arritje e madhe”, përfundoi portugezi.

Kujtojmë, në ceremoninë e mbajtur mbrëmjen e djeshme çmimi më prestigjioz për lojtarin më të mirë në botë shkoi për Robert Lewandowski.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco