Morata drejt Barcelonës, Juventus shumë pranë transferimit të Icardit

Morata drejt Barcelonës, Juventus shumë pranë transferimit të Icardit

12:28, 03/01/2022

PSG është gati të negociojë me Juventusin për sulmuesin e saj, Mauro Icardi, sipas Gazzetta Dello Sport, argjentinasi, i cili prej kohësh është nën radarët e “Zonjës së vjetër”, nuk bën pjesë më në planet e Pohetino dhe pritet të largohet në janar me destinacion Italinë.

 

Juventusi nuk ka ndërmend të pengojë transferimin e Alvaro Moratës drejt Barcelonës, pasi të gjenin një sulmues zëvendësues. Akordi me PSG për transferimin e Mauro Icardit shihet tashmë më se i mundur. Ish-kapiteni i Interit ka qenë një prej dëshirave që ka pasur Masmiliano Allegri dhe do t’i jepte një ndihmë të madhe Juventusit për arritjen e objektivave që kanë këtë sezon.

 

Madje dhe vetë sulmuesi e ka kërkuar prej kohësh një rikthim në Itali, aty ku ai ka kaluar vitet më të mira si futbollist. Pas ardhjes së Messit në ekip, hapësirat për 28-vjeçarin janë bërë akoma më të pakëta në ekipin francez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco