Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Kur do ulen çmimet e apartamenteve?

VIDEO/ Van Dijk kritikohet ashpër për reagimin e tij të çuditshëm: Pse ai nuk vrapoi drejt Pulisic

VIDEO/ Van Dijk kritikohet ashpër për reagimin e tij të çuditshëm: Pse ai nuk vrapoi drejt Pulisic

12:03, 03/01/2022

Ish-kapiteni i Liverpool-it, Graeme Souness është i zhgënjyer me reagimin e Virgil van Dijk tek goli i dytë i Chelseat kundër Reds, që vendosi dhe baraspeshën e takimit 2-2.

Liverpooli udhëhiqte me dy gola epërsi ndaj Chelsea-t, por në vetëm tre minuta, pritësit në Stamford Bridge arritën të barazonin dhe në fund të merrnin një pikë të vlefshme.

 

Një reagim veçanërisht interesant ishte ai i Virgil van Dijk tek goli i dytë. N'Golo Kante asistoi për Christian Pulisic, i cili e dërgoi topin në fundin e rrjetës së Liverpool-it.

Por në fund të fundit është i paqartë reagimi i Van Dijk, i cili nga shumëkush konsiderohet si mbrojtësi më i mirë në botë sot për sot. 

Holandezi nuk preferoi të vrapojë drejt Pulisic, por eci në drejtim të portës me një hap të lehtë. Shikoni reagimin e Van Dijk në video.

 

 

Dukej se Van Dijk ishte në gjendje ta arrinte Pulisicin dhe ndoshta të ndërhynte, dhe i tillë është qëndrimi i Graeme Souness, ish-kapitenit të Liverpool-it.

"Pse Van Dijk nuk vrapoi drejt Pulisic. Ai eci ngadalë drejt portës, as nuk bëri sprint," tha Souness.

Ish-sulmuesi i Chelseat, Jimmy Floyd Hasselbaink u pajtua me të, duke thënë se Van Dijk dukej dembel.

Sigurisht që fansat në Twitter ishin edhe më rigoroz ndaj Van Dijk dhe shumë prej tyre u zhgënjyen nga kjo lëvizje e çuditshme që holandezi nuk ishte mësuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco