Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Kur do ulen çmimet e apartamenteve?

Zyrtare/ Finalja e Superkupës së Italisë, merret vendimi për Inter - Juventus

Zyrtare/ Finalja e Superkupës së Italisë, merret vendimi për Inter - Juventus

10:16, 03/01/2022

Sfida për Supërkupën e Italisë midis Interit dhe Juventusit do të luhet në datë 12 janar, në Milano. Vendimi u mor ditën e sotme nga Këshilli i Serisë A duke mos preferuar ta ndryshonin datën në të cilën ishte caktuar që në fillim.

Sfida e cila pritej me padurim nga tifozët italianë dhe jo vetëm, ajo e Superkupës së Italisë, midis Interit dhe Juventusit, nuk do të shtyhet dhe do të luhet në datën që ishte programuar që në fillim, 12 janar.

Rastet e shumta me COVID-19 në Itali, ngritën shumë spekulime për sa i përket kësaj sfide. Por Këshilli i Serisë A mendoi se vendimi më i mirë ishte që kjo datë të mos ndërrohej. Gjashtë këshilltarët vendosën në mënyrë unanime për të marrë këtë vendim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco