Pochettino: Është lojtar i fortë, çdo skuadër ka nevojë për një futbollist si ai

Pochettino: Është lojtar i fortë, çdo skuadër ka nevojë për një futbollist si ai

11:26, 22/12/2021

Mauricio Pochettino duket se nuk ka ndërmend që ta lërë të largohet sulmuesin, Maouro Icardi, në merkaton e janarit.

“Icardi nuk ka luajtur në disa ndeshje ku mund të ishte prezent për arsye të ndryshme, por të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm në ekuilibrat e një organike.

Është një lojtar i fortë në luftën në ajër, një lojtar zone, një finalizues, lloji i një futbollisti që çdo skuadër ka nevojë”.

Këto janë fjalët e trajnerit të PSG-së, Mauricio Pochettino që duket se nuk ka ndërmend që ta lërë të largohet sulmuesin në merkaton e janarit.

Icardi nuk ka gjetur shumë hapësira në formacionin e skuadrës parisienë dhe kohët e fundit ka pasur një interesim të Juventusit për sulmuesin e njohur.

PSG do të zbresë sot në fushë në transfertë përballë Lorient, për të zhvilluar ndeshjen e fundit të fazës së parë dhe të këtij viti kalendarik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco