Xavi do bëjë ‘revolucion’ te Barcelona, lojtarët që mund të largohen

Xavi do bëjë ‘revolucion’ te Barcelona, lojtarët që mund të largohen

16:44, 21/12/2021

Momenti i së vërtetës po afron, Xavi duhet të fillojë të rindërtojë skuadrën, që e gjeti krejtësisht të çekuilibruar pas largimit të holandezit Ronald Koeman.

Për ta bërë këtë duhet të çlirojë organikën nga disa elementë që nuk shihen si kontribues të përshtatshëm për të ardhmen.

Në këtë kontekst, janë pesë lojtarë që Xavi nuk i ka në planet e tij. 

I pari që duhet të gjejë një destinacion të ri është Luuk de Jong, i huazuar në verë nga Sevilla, por që rezultoi dështim që në muajt e parë, aq sa tani stafi i Barcelonës mezi pret ta largojë, për të kursyer pagën që merr.

Serginho Dest u ble nga Ajaxi me idenë se do të ishte Dani Alvesi i ardhshëm, por performanca e tij me ulje-ngritje, edhe nën drejtimin e Koemanit, tregoi se nuk është i atij niveli që pritej.

Me emërimin e Xavit, minutat e tij në fushë janë reduktuar më shumë, kështu që në janar zgjidhja më e mirë për të do të ishte huazimi ose shitja përfundimtare për 15 deri 20 milionë euro.

Yusuf Demir gjithashtu është një futbollist i ngelur në klasë. Nëse luan edhe 10 ndeshje me Barcelonën, klubi katalan do të duhet t’i paguajë 10 milionë euro Rapidit të Vjenës, që zotëron kartonin e tij. Opsioni më i mirë është ndërprerja e huazimit që në janar.

Philippe Coutinho është rasti më flagrant, lojtari me pagën më të lartë në skuadër, gati 22 milionë euro dhe nuk është titullar. Konsiderohet një nga fiaskot e mëdha në historinë e klubit, i blerë me bujë të madhe nga Bartomeu për gati 130 milionë euro. Me një kontratë deri në vitin 2023, tani sulmuesi brazilian është problem serioz për klubin.

Samuel Umtiti është viktimë e gabimeve të tij. Kokëfortësia për të mos operuar gjurin e majtë tre vjet më parë e ka çuar atë në qorrsokak. Nga një prej figurave më të rëndësishme në skuadër, ai është aktualisht qendërmbrojtësi i fundit në hierarki. Barcelona mezi pret të ndërpresë kontratën me francezin, që e ka mbyllur prej kohësh ciklin te “blaugranat”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco