Sot kuqezinjtë me sytë nga shorti i Ligës së Kombeve

Sot kuqezinjtë me sytë nga shorti i Ligës së Kombeve

10:17, 16/12/2021

Kombëtarja jonë sot i ka sytë nga shorti në Nion të Zvicrës, ku do të mësojë edhe kundërshtarët e grupit për edicionin 2022-2023 të Ligës së Kombeve.

Në këtë kompeticion Shqipëria ka një ecuri pozitive, ku edicionin e kaluar ndodhej në Ligën C dhe arriti të fitonte grupin ku ndodhej dhe falë kësaj është ngjitur në Ligën B, ku edhe niveli i skuadrave është më i lartë.

Në Ligën B marrin pjesë kombëtare si Suedia, Ukraina, Rusia apo Sllovenia.

Gjithçka do të zbulohet sot në orën 18:00, kur Shqipëria do të njohë edhe rivalët që do të ketë në grup.

Ndërsa, mundësia për të shkuar në Europian nëpërmjet Ligës së Kombeve nuk është bërë akoma e ditur, pasi UEFA nuk ka publikuar formatin e “Euro 2024”. Ky informacion pritet që të zbulohet sot.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco